Nisin punën dy anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë, Artur Kalaja e Asim Vokshi

Nisin punën dy anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë, Artur Kalaja e Asim Vokshi

Artur Kalaja dhe Asim Vokshi janë emrat më të rinj që kanë nisur sot detyrën si gjyqtarë të Gjykatës së Lartë.

Në njoftimin për mediat, bëhet e ditur se në Gjykatën e Lartë u zhvillua sot ceremonia e mirëseardhjes dhe fillimit të detyrës së dy anëtarëve më të rinj të trupës gjyqësore.

Në ceremoninë e organizuar me këtë rast, merrnin pjesë edhe Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami, anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor, përfaqësuesi i Presidentit, Bledar Dervishaj, drejtuesja e EURALIUS,  Agnes Bernhard dhe Ben Rockëell, Drejtori i Çështjeve Ndërkombëtare të Drogës dhe Zbatimit të Ligjit.

Zëvendëskryetari i kësaj gjykate, Sokol Sadushi shprehu kënaqësinë për emërimin e dy gjyqtarëve të rinj në këtë gjykate, duke theksuar se emërimi i tyre do të ndihmojë jo vetëm në gjykimin e më shumë çështjeve gjyqësore, në të tria fushat (civile, penale dhe administrative), por edhe në krijimin e kuorumit të nevojshëm për zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Ai e vlerësoi angazhimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor për të sjellë gjyqtarët më të mirë në Gjykatën e Lartë, proces i cili kërkon natyrshëm kohë dhe profesionalizëm.

Sadushi i uroi suksese gjyqtarëve të rinj në punën e tyre për dhënien e drejtësisë.

Nga ana e saj Kryetarja e KLGJ-së, Naureda Llagami u shpreh se drejtësia ndryshe vendoset në bazë të disa standardeve të cilave u duhet qëndruar deri në fund.

Gjyqësori duhet të ndryshojë imazhin e tij brenda komunitetit dhe sistemit në përgjithësi, për të sjellë më pas promovimin e këtij imazhi tek politika, qeveria, biznesi, qytetarët dhe partnerët ndërkombëtarë.

Sipas saj, ka ende rrugë përpara në mënyrë që këto standarde të konsolidohen, pasi më parë një gjyqtar i Gjykatës së Lartë duhet të lobonte në politikë për tu promovuar, sot kemi diferencën e një standardi krejt të ri, të një drejtësie të re.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy