Pezullimi i punës së Tv Klan Kosova/ Me moton “Demokracia vdes në errësirë” gazetarët protestojnë në Prishtinë

Pezullimi i punës së Tv Klan Kosova/ Me moton “Demokracia vdes në errësirë” gazetarët protestojnë në Prishtinë

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, me mbështetjen e mediave dhe organizatave të shoqërisë civile, sot do të mbajë protestë në Prishtinë, në shenjë revolte për pezullimin e certifikatës së biznesit të mediumit “Klan Kosova” nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë. Me moton “Demokracia vdes në errësirë”, protesta do të fillojë në ora 12:00 në sheshin “Zahir Pajaziti” dhe ka për qëllim kundërshtimin e përpjekjeve të Qeverisë së Kosovës për të mbyllur në mënyrë të paprecedentë televizionin më të madh privat në një vend që paraqitet si “demokracia më e zhvilluar” në rajon dhe që ruan ende një peizazh mediatik të rrallë. Pothuajse të gjitha stacionet private televizive në vend kanë treguar solidaritetin e tyre me homologët nga “Klan Kosova”, duke transmetuar një mesazh në një sfond të zi me shprehjen “Demokracia vdes në errësirë”, që në vitin 2017 ishte bërë motoja zyrtare e gjigantit mediatik amerikan “The Washington Post”. Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, njoftoi të premten se kishte refuzuar ankesën e televizionit “Klan Kosova” për rikthimin e licencës së operimit dhe për më tepër, ministria ka dorëzuar edhe kallëzim penal kundër televizionit. Arsyetimi i Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve (ARBK) për pezullimin e certifikatës së biznesit, ka qenë se në dokumentet e regjistrimit të kompanisë në fjalë, qytetet e Kosovës paraqiten si qytete të Serbisë, të shkruara gjithashtu në gjuhën serbe, gjë që në fakt përbën shkelje të rëndë të Kushtetutës së Kosovës. Ky vendim është kundërshtuar rreptë nga shtetet e QUINT-it – Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermania, Franca, Italia dhe Britania e Madhe – të cilët edhe ia kanë kujtuar ekzekutivit kosovar se “liria e shprehjes dhe informimit janë tipare thelbësore të shoqërive demokratike”. Televizioni “Klan Kosova” ka paralajmëruar se do të ushtrojnë të drejtën ligjore për të kërkuar anulimin e “vendimit të kundërligjshëm” dhe “do prezantojë të gjitha provat dhe shkeljet e njëpasnjëshme të MINT-it dhe ARBK-së”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy