
Një 41-vjeçar me inicialet E.P., u arrestua nga policia për dhunë fizike dhe kërcënim ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tyre.
“Ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe vajzës së tyre dhe i kanosi ato, me mjet prerës, vihet në pranga 41-vjeçari. Komisariati i Policisë Vau i Dejës arrestoi shtetasin E. P., 41 vjeç, banues në fshatin Nënshat, pasi ka kallëzuar bashkëshortja e tij, se ai ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj dhe vajzës së tyre dhe i ka kanosur ato, me mjet prerës (fresibël), për motive të dobëta”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.



