Biznesmeni Tefik Hyka, i cili dy javë më parë u qëllua me dy plumba në trup, ku njërin e mori në kokë e tjetri i kaloi afër zemrës, duket se e ka kaluar rrezikun që iu shkaktua.
Burime pranë bluzave të bardha bënë dje me dije se gjendja e tij është duke u përmirësuar, edhe pse pas ngjarjes gjendja e tij psikologjike ka qenë e rënduar. Ndërsa, burime pranë policisë bënë dje me dije se hetuesit e çështjes kanë tentuar ta marrin atë në pyetje, pasi dëshmia e biznesmenit cilësohet si më e rëndësishmja për të hedhur dritë mbi motivin e krimit si dhe identifikimin e autorëve.
Sipas të njëjtave burime mësohet se Hyka nuk ka dhënë një dëshmi të vlefshme për policinë, duke u shprehur se nuk ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.



