
Një makinë është përfshire nga flakët mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Lezhë-Laç, në afërsi të Milotit.
Mjeti është shkrumbuar plotësisht, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.
Ndërkohë për shuarjen e flakëve kanë ndërhyrë zjarrfikësit e Kurbinit, ndërsa kanë nisur hetimet për shkaqet e rënies së zjarrit.



