
Policia ka dalë me një njoftim lidhur me ngjarjen e ndodhur në “Kodrën e Diellit” në Tiranë, duke përgënjeshtruar një lajm të publikuar në media, sipas së cilit ngjarja është zbardhur dhe janë identifikuar autorët.
Bëhet fjalë për vrasjen e Briken Sanajt, i cili u ezkekutua më 30 tetor te “Kodra e Diellit”.
Në njoftimin e “Bluve” thuhet:
Në lidhje me një lajm të publikuar, për zbardhjen e vrasjes së ndodhur më datë 30.10.2022, në zonën e quajtur “Kodra e Diellit”, dhe se janë identifikuar autorët e saj, sqarojmë opinionin publik se: Lajmi i publikuar nuk është i vërtetë. Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht punën hetimore dhe policore, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes, si dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ëve”.



