Policia shqiptare dhe ajo greke, plan të përbashkët kundër krimit të organizuar

Policia shqiptare dhe ajo greke, plan të përbashkët kundër krimit të organizuar

Kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ka zhvilluar një vizitë pune dyditore në Athinë. Veliu shoqërohej nga Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale Tonin Vocaj, Drejtori i Departamentit të Kufirit dhe Migracionit Eduard Merkaj, Drejtori i Departamentit të Shërbimeve Mbështetëse Theodhori Gravani dhe nga Drejtori i Bashkëpunimit e Koordinimit Ndërkombëtar, Andi Likaj.

Gjatë bisedës mes 2 drejtuesve policorë u vlerësua bashkëpunimi i deritanishëm në parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare dhe trafiqeve të paligjshme.

“Ju falënderoj për bashkëpunimin serioz të deritanishëm dhe ju ftoj ta thellojmë më tej këtë bashkëpunim, jo vetëm në nivel qendror, por edhe në nivel rajonal, me qëllim rritjen e efikasitetit në luftën e përbashkët ndaj krimeve ndërkufitare dhe krimit të organizuar”, theksoi drejtori i policisë greke.

Gjatë takimit të zhvilluar mes dy delegacioneve, ku nga pala greke ishin të pranishëm edhe drejtori i Departamentit të Sigurisë George Kastanis, drejtori i Departamentit të të Huajve dhe Mbrojtjes së Kufijve Dimitrios Mallios, Shefi i Kabinetit Kristos Manouras, si dhe Drejtori i Drejtorisë për Bashkëpunimin  Ndërkombëtar Policor Ioannis Stavrakakis u dakordësua mbi nevojën e thellimit të bashkëpunimit, në nivelin qendror dhe rajonal, për të koordinuar veprimet dhe shkëmbimin e informacionit, me qëllim rritjen e efikasitetit në parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare dhe krimit të organizuar.

Drejtuesit e dy policive ranë dakord për krijimin e një udhërrëfyesi në nivel  strategjik dhe operacional, me një grafik specifik për të kontrolluar nga afër detyrat e lëna në të. Gjatë vizitës dyditore, delegacioni i Policisë së Shtetit zhvilloi shumë takime me drejtuesit e Departamenteve Policore, me qëllim zgjerimin e kontakteve dhe thellimin e bashkëpunimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy