Hiqej si dietologe/ Gjykata e Tiranës lë me arrest shtëpie Silvana Balliun

Hiqej si dietologe/ Gjykata e Tiranës lë me arrest shtëpie Silvana Balliun

Gjykata e Tiranës cakton masën e sigurisë arrest në shtëpi për dietologen e arrestuar tre ditë më parë, Silvana Balliu, e cila hiqej si dietologe e certifikuar dhe mashtronte klientët duke u marrë deri në 300 euro për recetat që ofronte për rënien në peshë.

 Gjatë seancën, 41 vjeçarja nuk ka dhënë asnjë sqarim për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike.

Prokuroria bëri me dije se ndaj saj janë ngritur akuzat për veprat penale “Mashtrimi”, “Fshehja e të ardhurave”, si dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

 Ndërsa avokati mbrojtës, Jordan Daci kundërshtoi pretendimet e prokurorisë se klientja e tij është e dyshuar për mashtrim.

Sipas policisë, 41-vjeçarja administronte një subjekt në zonën e Brrylit, të cilin nuk e kishte të regjistruar pranë organeve përkatëse dhe fshihte të ardhurat e fituara prej tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy