Vdekja e elektriçistit në Lezhë prej mos stakimit të energjisë elektrike, 4 të shoqëruar

Vdekja e elektriçistit në Lezhë prej mos stakimit të energjisë elektrike, 4 të shoqëruar

Katër persona janë shoqëruar në polici, pas vdekjes së elektriçistit në Rrilë të Lezhës një ditë më parë, gjatë kohës që punonte për të riparuar një defekt.

 

Gazetari Jul Simoni raporton për “MCN Live” se të shoqëruarit janë punonjës të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.

 

Dyshohet se ngjarja fatale ndodhi pasi nuk u stakua energjia elektrike e tensionit të lartë në vendin ku do bëhej riparimi.

 

Elektriçisti Mark Prenga 27 vjeç, ra në kontakt me energjinë elektrike gjatë punës, duke pësuar dëmtime fatale, prej rrymës 10 mijë volt.

 

Në vijim të veprimeve procedurale të kryera nga oficerët e Policisë Gjyqësore të Prokurorisë së Lezhës, nisi procedimi penal, për veprat “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasin M. L., 34 vjeç, me detyrë inxhinier elektrik i OShEE-së, si dhe për shtetasit K. Ll., 60 vjeç, A. Xh., 62 vjeç dhe E. R., 23 vjeç, me detyrë elektricistë të OShEE-së.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy