Tre persona janë vënë në prangat e policisë së Elbasanit, pas aksidentimit të mekanikut Rudin Meçja, gjatë punës në fabrikën e ferrokromit “Albchrome”.
Në vijim të hetimeve për zbardhjen e rrethanave të rastit, u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” Fatjon Ikonomi, 27 vjeç, me detyrë inxhinier i fabrikës, Alush Liçi, 58 vjeç, me detyrë inxhinier mekanik dhe Myslym Hoxha, 59 vjeç, me detyrë brigadier.
Ndërkohë Inspektorati i Punës pezulloi pjesërisht aktivitetin e kompanisë, pasi një pllakë metalike zuri poshtë mekanikun në repartin e copëtimit të ferrokromit në fshatin Bradashesh.



