
“Arrest shtëpie” ka vendosur gjykata e Korçës për 71-vjeçarin Edmond Naska, i cili para dy ditësh terrorizuar lagjen nr.16 të qytetit të Korçës me të shtëna me armë.
Ka qenë mosha e të akuzuarit për ngjarjen ajo që e ka favorizuar 71-vjeçarin për të pasur një masë të tillë sigurie.

Ndërkohë që është kërkuar edhe ekspertiza mjekësore për të vërtetuar gjendjen psiqike të 71-vjeçarit i cili për me shume se 3 ore pak ditë më parë ka terrorizuar banoret e kësaj lagje.
Është dashur ndërhyrja e forcave RENEA për të bërë të mundur neutralizimin e të moshuarit i cili ka qëlluar disa herë në ajër.



