Ekzekutimi i Shkëlzen Kastratit në Fier, lihet në burg 37-vjeçari

Ekzekutimi i Shkëlzen Kastratit në Fier, lihet në burg 37-vjeçari

Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për shtetasin Albert Zaja, i dyshuar për ekzekutimin e Shkëlzen Kastratit. Masa ndaj 37-vjeçarit ishte vendosur më herët në mungesë, ndërsa seancën e sotme është bërë vetëm rivlerësimi i saj. Gjyqtare e çështjes ka qenë Adelina Zarka. Shoqërimi i Albert Zajës është bërë nën masa të rrepta sigurie, ndërsa për monitorimin e situatës kanë qenë të pranishëm edhe forcat RENEA. Albert Zaja është personi që dyshohet se ka qëlluar për vdekje paraditen e datës 1 shkurt, në Sheq të Fierit Shkëlzen Kastratin brenda makinës së tij. Seancën e sotme mësohet se 37-vjeçari është njohur edhe me materialin hetimor të prokurorisë. Ndaj tij është caktuar një avokat kryesisht, i cili ka kërkuar që ndaj 37-vjeçarit të caktohej një masë më e butë sigurie se ajo “Arrest në burg. Albert Zaja, u arrestua të dielën në Fushë-Krujë, ndërkohë që kishte edhe pistoletë me vetë, e cila i është sekuestruar nga policia. Sipas policisë 37-vjeçari kur ka parë se është rrethuar nga RENEA ka tentuar të fshehë në baltë armën dhe ka tentuar të largohet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy