Trafik i rënduar nga Tuneli i Kërrabës drejt Librazhdit, aksident me dy të plagosur në Labinot Fushë

Trafik i rënduar nga Tuneli i Kërrabës drejt Librazhdit, aksident me dy të plagosur në Labinot Fushë

Qarkullimi i automjeteve në aksin nga Tuneli i Krrabës drejt Librazhdit është rënduar ndjeshëm këtë të shtunë, duke krijuar radhë të gjata mjetesh dhe vonesa për drejtuesit e automjeteve. 

 

Fluksi i lartë i lëvizjeve, i kombinuar me ndërhyrje të herëpashershme në rrugë, ka sjellë një situatë të vështirë për qarkullimin në këtë segment.

 

Situata është komplikuar edhe më tej pas një aksidenti të ndodhur në zonën e Labinot Fushë, ku dy persona kanë mbetur të plagosur lehtë. 

 

Sipas të dhënave paraprake, në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa të lënduarit janë transportuar për ndihmë mjekësore jashtë rrezikut për jetën.

 

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për normalizimin e qarkullimit, si dhe për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Drejtuesve të mjeteve u bëhet apel të tregojnë kujdes të shtuar, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe të shmangin parakalimet e rrezikshme në këtë aks me intensitet të lartë lëvizjeje. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy