Asnjë vdekje nuk është regjistruar si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit në Kosovë, ndërsa janë regjistruar 42 raste të reja pozitive, ka njoftuar ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.
“Sot, lakorja e situatës së pandemisë për 24 orët e fundit, është e kënaqshme. Nuk ka asnjë rast të vdekjes së pacientëve nga Covid 19, ndërsa 42 kanë rezultuar pozitiv”, ka shkruar Zemaj.



