Për afro 4 orë, bashkëpunëtori i drejtësisë, Erion Alibej, ka dëshmuar për drejtësinë belge duke iu përgjigjur pyetjeve të hetuesve belgë.
Alibej ka dëshmuar përmes një projektori online, i lidhur me një salle gjyqi në Belgjikë, në procesin që po zhvillohet për vrasjen e mikut të tij Arjan Spahiu, në vitin 2020, në lagjen Molenbek.
Arjan Spahiu, i njohur si “Arjani i Vogël”, në lidhje krushqie me Alibej, konsiderohej si financier i grupit, ndërsa ishte duke gërmuar për llogari të Erjon Alibej mbi autorët e masakrës në Bradashesh ku u ekzekutua Endrit Alibej dhe dy persona të tjerë në dhjetor të 2018-s.
Autoritetet belge kanë vënë nën akuzë për vrasjen e Spahiut Franc Çopjan dhe disa persona të tjerë.
Dëshmia online për belgët gjatë kësaj të hëne në GJKKO ka zgjatur për rreth 4 orë, në praninë e prokurorit të SPAK, Altin Dumani dhe gjyqtarit Erjon Bani, sipas parashikimeve ligjore.



