Plagosi me armë një person për motive të dobëta, arrestohet 39-vjeçari në Shkodër

Plagosi me armë një person për motive të dobëta, arrestohet 39-vjeçari në Shkodër

Specialistët e Hetimit të Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me specialistët e Krimeve të Rënda dhe me mbështetjen e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë arrestuar një 39-vjeçar pas një ngjarjeje ku një person u plagos me armë zjarri.

Falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë, u bë e mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit Izvin Gucija,39 vjeç, pronari i një subjekti servis, i cili ishte konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin G. H.

Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin e armës së zjarrit, pistoletë të cilën e kishte me leje.

Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy