Një aksident me pasojë vdekjen e një 69-vjeçari me iniciale R.B ka ndodhur në qytetin e Durrësit.
Bëhet me dije se një 29-vjeçare me iniciale Xh. Ç., 29 vjeçe, duke drejtuar automjetin në aksin rrugor Katund Sukth–Fllakë, ka humbur kontrollin dhe për pasojë, automjeti ka përplasur një biçikletë me drejtues shtetasin R. B., 69 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital.
Policia ka arrestuar 29-vjeçaren.



