
Policia e Kufirit në Qafë Thanë ka arrestuar një 29-vjeçar, banues në Veleshtë, Maqedonia e Veriut, në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës.
I riu, i cili tentoi të largohej nga Shqipëria, kërkohej nga autoritetet austriake, pasi ishte i dyshuar për kryerjen e veprës penale "Trafikimi i narkotikëve".
Nga verifikimet e kryera dhe nga informacioni i shkëmbyer me partnerët austriakë, nëpërmjet Interpol Tiranës, rezultoi se ai ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Viena, Austri si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Austri, vijon procedurat për ekstradimin e 29-vjeçarit.



