Lëvizte i armatosur/ Arrestohet 30-vjeçari në Tiranë, i dënuar edhe më parë

Lëvizte i armatosur/ Arrestohet 30-vjeçari në Tiranë, i dënuar edhe më parë

Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës ditën e sotme pasi lëvizte i armatosur me pistoletë me fishek në fole, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe për vjedhje me dhunë. 

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë në rrugën “Ibrahim Rugova”, shtetasin S. S., duke lëvizur me këmbë, me 1 armë zjarri pistoletë me fishek në fole, që e mbante në brez. 

Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasit: S. S., 30 vjeç, banues në Tiranë, me precendent të theksuar penal dhe E. T., 35 vjeç, i cili shoqëronte 30-vjeçarin, për moskallëzim krimi. 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy