Amnistia/ Zhabina: Kanë përfituar rreth 100 persona subjekt i SPAK, Manja duhet të bëjë trasparencë

Amnistia/ Zhabina: Kanë përfituar rreth 100 persona subjekt i SPAK, Manja duhet të bëjë trasparencë

Gazetari Xhevahir Zhabina i ftuar në ‘MCN Live” ka komentuar amnistinë penale nga e cila kanë përfituar edhe persona që janë subjekt i SPAK dhe në hetim nga Gjykata e Posaçme.

Ai tha se janë afërsisht 100 persona të cilët kanë përfituar nga kjo amnisti dhe se mbetet që për këtë fakt të japë llogari ministri Manja. Sipas tij kjo ka vërtetuar akuzat e bëra nga opozita.

Është fakt që kanë fituar dhe subjekte që kanë qenë pjesë e subjekteve të SPAK dhe gjykohen nga gjykata e posaçme. Janë 100 persona afërsisht që kanë përfituar. Ministri Manja do shpjegojë në interpelancën e të enjtes për këto akuza të ngritura nga opozita, por që janë faktuar dhe në shkrime se persona të kësaj kategorie kanë përfituar nga amnistia.

Mbetet për tu parë se çfarë argumenti do përdorë Manja. Amnistia është gjë e mirë, por kur thua se një kategori personash janë të përjashtuar nga ky përfitim dhe më pas del se ata përfitojnë atëherë ministri duhet të na japë detaje për faktin që pse kjo ka ndodhur që persona që kanë qenë subjekt i SPAK kanë përfituar nga kjo amnisti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy