Pedagogu i Kriminalistikës Ervin Karamuço komentoi në MCN Live operacionin e fundit të zhvilluar nga Policia në Elbasan, ku u sekeustruan një sasi armësh dhe municionesh.
Karamuço tha se vendin e Dumanit dhe Talo Çelës tanimë po e zënë eksponentë të rinj të krimit të organizuar, që kanë arsenal armësh, buxhet, dhe persona që dinë të modifikojnë edhe kallashnikovë.
Operacioni i djeshëm nxori në pah një gjë të re, që vendin e Dumanit, Talos, po e zënë të rinj. Këtë vakum të madh madh, po e zënë disa njerëz të rinj, që kanë arsenal, buxhet, kanë persona që kanë punuar në fabrikat afër, modifikojnë kallashnikov. Të bësh silenciatorin e kallashnikovit do një profesionalizëm shumë të lartë. Kanë krijuar lidhje, janë shumë të organizuar. Tregu u gjet bosh dhe kërkonte element të rinj. Duhet të vazhdojnë operacione të tjera sepse aty ka ende vatra, snajper, sidomos eksplozivët me detonim në distancë janë shumë problematik. Policia e Elbasanit duhet të fokusohet edhe te ata që ka ende në kërkim, sepse vazhdon saga e dekonspirimeve”.



