Corriere Della Sera shkruan se 36-vjeçarja Elona Kaleshi akuzohet për vrasje, trajtim të padenjë ndaj viktimave dhe fshehje të kufomave.
Sipas hetuesve italianë, më datë 2 nëntor të vitit 2015, që dyshohet të jetë edhe dita kur ka ndodhur krimi, 36-vjeçarja priti në shtëpinë e saj në Pantano që ndodhej jo shumë larg burgut ku ishte djali i Shpëtim dhe Teuta Pasho.
Prindërit e Taulant Pashos, ish-i dashuri i Elona Kaleshit, kishin pak ditë që kishin shkuar në Itali me qëllim që të takonin djalin e tyre, i cili u lirua nga burgu pasi vuajti 4 vjet burg për drogë.
Një nga vajzat e viktimave, Vittoria, është shprehur se ishte ish-e dashura e vëllait të saj ajo që pa prindërit e saj ende gjallë në apartamentin ku ajo i kishte pritur para se të zhdukeshin në mënyrë misterioze.
Po ashtu, mediat italiane shkruajnë se 36-vjeçarja nga Durrësi rezulton me precedentë panalë në Itali.



