Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në vendin e quajtur “Rruga e Re” në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30, ku automjeti tip “Opel” me drejtues shtetasin S. K., është përplasur me automjetin tip “Toyota”, me drejtues shtetasin O. Xh.
Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të dëmtuar shtetasi O. Xh., dhe pasagjeri shtetasi N. P., të cilët ndodhen në spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



