
Saimir Kuçi i arrestuar si një nga autorët e dyshuar për grabitjen e ndodhur në Nikël në banesën e biznesmenit Nazmi Çangu është nxjerrë sot nga qelia.
Apeli ndryshoi masën e sigurisë për Çangun nga ‘arrest me burg’ në ‘arrest shtëpie’, duke e nxjerr këtë të fundit nga qelia.
Grabitja e Nazmi Çangut ndodhi në orët e para të mëngjesit të 24 tetorit në Fushë-Krujë. Autorët që dyshohet se janë më shumë se 2, kanë hyrë nga pjesa e pasme e banesës duke prerë telat rrethues në dy vende të ndryshme.
Pasi kyçën në dy dhoma anëtarët e familjes, autorët dhunuan në mënyrë barbare biznesmenin Nazmi Çangu.
Sipas tij, ata i morën një armë gjahu Shotgan, bizhuteri e monedha floriri, si dhe para që kapnin vlerën e afro 120 mijë eurove.
Nga shërbimet e policisë, në bazë të informacioneve të marra, ai dyshohet si një prej autorëve të mundshëm të ngjarjes pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, janë gjetur dhe sekuestruar një numër i madh sendesh dhe provash materiale, nga ku rezulton se ka dyshime për kryerjen e veprave penale të “Prodhimit dhe shitjes se narkotikeve”, “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje te armeve te ftohta” dhe “Mbajtje pa te drejte e uniformes”.
Kuçi nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi është arrestuar edhe më parë pikërisht për grabitjet dhe vjedhjen e disa kasafortave dhe bizneseve në Tiranë dhe qytetet të tjera të vendit.



