
Zjarri ka shkrumbuar një banesë pasditen e sotme në fshatin Hotolisht të Librazhdit. Sipas informacioneve nga policia, mësohet se banesa e djegur është në pronësi të shtetasit Qazim Alliu, ndërsa fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë, duke nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit. Ndërsa dy mjete të zjarrëfikëses bënë të mundur shuarjen e flakëve duke shmangur edhe djegien e disa ambienteve të tjera.



