Vodhën makinën “GLK”, 3 të arrestuar në Tiranë

Vodhën makinën “GLK”, 3 të arrestuar në Tiranë

Tre persona janë vënë në prangat e policisë së Tiranës për vjedhjen e një makine “GLK”, në zonën e Yzberishtit.

Efektivët e komisariatit Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pasurisë dhe për vënien përpara përgjegjësisë penale, të autorëve, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “GLK”.

Gjatë operacionit u arrestuan shtetasit A. T., 27 vjeç, A. T., 29 vjeç, banues në Tiranë, dhe K. B., 33 vjeç, banues në Shijak, për veprën penale “Vjedhja”.

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. T., 27 vjeç, banues në Shijak, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, dhe po punohet për kapjen e shtetasit D. T. 

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se më datë 9 tetor, shtetasi A. T., 27 vjeç, ka vjedhur një automjet tip “Benz”, në një garazh në rrugën “Tre Dëshmorët”, në Yzberisht.

Shtetasi A. T., 29 vjeç, e ka shoqëruar me një automjet tjetër para, si dhe pas kryerjes së vjedhjes ka shoqëruar automjetin e vjedhur dhe kanë lëvizur të dy automjetet bashkë.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasi K. B., ka dashur që t’i shesë automjetin e vjedhur shtetasit A. T., i cili dhe pse ka patur dijeni që automjeti është i vjedhur, nuk e ka kallëzuar atë pranë organeve kompetente. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy