Devoll/ Tentoi të godiste dhëndrin me thikë, arrestohet 53 vjeçari

Devoll/ Tentoi të godiste dhëndrin me thikë, arrestohet 53 vjeçari

Policia parandaloi një përshkallëzim të një konflikti brenda familjes në Devoll.

Një 53 vjeçar tentoi të vrasë dhëndrin e tij me thikë pas një debati të çastit.

Pas marrjes së një telefonate se në fshatin Baban po ndodhte një konflikt, policia shkoi menjëherë për të ndërhyrë.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll, pas marrjes së një telefonate se në fshatin Baban, po ndodhte një konflikt, janë nisur menjëherë në vendngjarje ku kanë konstatuar se shtetasi A. K., 53 vjeç, pas një konflikti të çastit në banesë me dhëndrin e tij shtetasin B. D., 30 vjeç, ka tentuar t'a vrasë me thikë këtë të fundit” – njofton policia.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika.

Specialistët për hetimin e krimit bënë arrestimin në flagrancë të 53-vjeçarit dhe materialet i kaluan pranë Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale "Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare, mbetur në tentativë" dhe "Dhuna në familje".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy