
Një person është shpallur në kërkim, i akuzuar për dhunë ndaj nënës së tij, duke bërë që të përfundojë në spital.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasit K. H., 50 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij, e cila po merr mjekim në spital.
Lidhur me këtë rast hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Vlorës për ndjekje të mëtejshme.



