
Analisti Shpëtim Nazarko nga studio e MCN Live ka komentuar lidhur me vdekjen e 32-vjeçarit në duart e policisë deklaroi se ajo që duhet të kërkojmë në këto momente është fakti nëse policia ka zbatuar të gjitha procedurat.
Ai tha se arsyet e vdekjes nuk janë procese që gjykohen brenda pak orëve, prandaj sipas tij ajo në të cilën duhet të insistojnë të gjitha palët është nëse policia e ka zbatuar drejtpërdrejtë rregulloren.
Ajo që më bëri përshtypje është se ende nuk ndajmë disa të vërteta që duhet të jenë rezultante të procedurave që duhen ndjekur. Arsyet e vdekjes nuk janë procese që gjykohen pas 1 apo 2 ore, kështu që ajo që mund të gjykojmë drejtpërdrejtë problemin është fakti nëse e ka zbatuar policia korrekt procedurën, e një personi që ndjek. Nuk e dimë nëse policia ka zbatuar të gjitha procedurat, a janë zbatuar rregullat. Ishte dhe një çështje tjetër që në momentin që e çon në polici nuk është më policia e 2011, e vlerësoj drejtorin aktual të policisë një nga burrat e pakët të ndershëm, por kjo s’ka të bëjë me atë. Ajo në të cilën duhet të insistojnë të gjitha palët është nëse policia e ka zbatuar drejtpërdrejtë rregulloren. Por duhet pranuar se kjo polici është e papërgatitur në shumë drejtime dhe e keq paguar dhe duke e përmbledhur mund të them është nëse mundet të dimë se policia ka zbatuar të gjitha procedurat që njeh rregullorja.



