Kapet me 72 doza canabis sativa, në pranga 29-vjeçari nga Tepelena

Kapet me 72 doza canabis sativa, në pranga 29-vjeçari nga Tepelena

Një person ka përfunduar në prangat e policisë pasi është kapur me 72 doza me lëndë narkotike cannabis sativa.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tepelenë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, arrestuan në flagrancë shtetasin E. C., 29 vjeç, banues në fshatin Dhëmblan, Tepelenë.

Ky shtetas u arrestua pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, tip "Benz", në lagjen "18 Shtatori", Gjirokastër, u gjetën doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Gjithashtu, nga kontrolli i ushtruar në banesën e këtij shtetasi, u gjetën dhjetëra doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa. 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 72 doza me lëndë të dyshuar narkotike, një automjet dhe një aparat celular.  

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme procedurale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy