Goditet një rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza në Elbasan, duke vënë në pranga një person.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, bënë arrestimin në flagrancë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” të G. T., 23 vjeç, banues në lagjen “Vullnetari” Elbasan.
Gatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë, u gjetën dhe u sekuestruan doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis sativa, të cilat 23-vjeçari i ka hedhur në tokë kur ka parë shërbimet e policisë.
Ndaj të ndaluarit hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.



