
Dy persona të tjerë kanë ndërruar jetë nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut duke çuar numrin e jetëve të humbura në vend në 106. Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë ku ka njoftuar se së fundmi janë infektuar me koronavirus 22 persona dhe numri i të prekurve ka shkuar në 1,839.
Sipas të dhënve të publikuara mësohet se deri më tani janë shëruar 1,351 persona.
Ndërkohë Ministri i Shëndetësisë u ka bërë thirrje qyettarëve që të zbatojnë rregullat e distancimit social dhe për mbrojtjen nga koronavirusi.



