“AKSHI”/ Bregu: Agasi i la qëllimisht pamjet filmike, do i marrë të gjithë me vete (VIDEO)

“AKSHI”/ Bregu: Agasi i la qëllimisht pamjet filmike, do i marrë të gjithë me vete (VIDEO)

Gazetari Sokol Bregu për hetimet për dosjen e “AKSHI-t”, thotë se fuqia e Ergys Agasit shkon deri aty, sa me anë të krimit mund të rrahë një ministër dhe ta kërcënojë me rrahje.

 

Nga studio e “MCN Live” ai deklaroi se drejtuesja e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj rrezikon minimalisht 12 vite burg, ndërsa Agasi 25, për shkak të akuzave që rëndojnë ndaj tyre.

 

Agasi shtoi se Ergys Agasi “ua ka futur të gjithëve” dhe se filmimet e tij tani do kthehen në provë. 

 

Sipas tij, pamjet filmike janë lënë enkas dhe tashmë Agasi do i marrë të gjithë me vete.

 

Kam lexuar një dosje që asgjë prej tyre nuk mund të ishte e imagjinueshme më parë. Nëse dikush do i tregonte këto histori, para se kjo dosje të dilte nga SPAK, do thoja që s’je në terezi. Si batutë do thoja që kush do fitonte, çunat e Gysit apo çunat e Damianit? 

 

Ai do të fusë në punë dikë, Ergysi, dhe Damiani e ndalon këtë procedurë, nuk e jep këtë tenderin. Dhe ai thotë që nëse ai nuk e bën këtë punë, do i fusim çunat. Atë që nuk pashë, është në imagjinatën time, kush do fitonin çunat e Damianit apo të Gysit? Thelbi është AKSHI, se si fuqia e këtij njeriu shkon deri këtu, sa me anë të krimit mund të rrahë një ministër, e kërcënon me rrahje. Se si mund të shkojë nëpër mend që për të firmosur një urdhër mund të rrihet një ministër, shkon përtej imagjinatës. Kjo është fundi.

 

Për AKSHI-n ne ishim përgatitur, nuk isha te ata persona që besoja se Mirlinda Karçanaj ishte bleta e madhe punëtore. As titujt që ishte një ndër 100 njerëzit më punëtorë në botë për inovacionin. Dihej që do i vinte fundi. Ajo që më tërhoqi vëmendje, ishte Mirlinda kur erdhi ditën e parë në SPAK, e egër, “s’më bëjnë dot gjë”. A thua që me që ishte shoqe e Gysit, ishte shoqe e perëndisë. 

 

Ndërsa herën e dytë me makinën e policisë, kishte frikë dhe ankth, a thua çdo e presë? Me gjithë sa janë zbuluar do shkojë në burg, ajo do dënohet minimalisht 12 vite burg. Nuk merremi me gra dhe burra, por me postin. Është e tmerrshme që Gysi përcakton edhe çmimin e tenderit. E blen dyfish më shtrenjtë. Si u ble vera? Me këto 2 milionat e fryrjes. 

 

Ergys Agasi mund të mos i blinte verë, mund ti bënte kolumbiane. Kur i fitoi paratë mund ti bënte ç’të donte, por si i mori. Çdo njeri ka fiksimet e veta, ky e kishte me verë. Por si i mori këto 3 milionë? Bleta punëtore Karçanaj, sa do e bëjmë Gysi? 4, ok 4. Këta që e sillnin se një ndër 100 mijë më të mirat në Europë. Thotë ai do e bëjmë 4, se 2 i duhen këtij për verë. Dhe ajo thotë që e kam njohje timen Ergysin dhe rastësisht kur i vajta në zyrë, qëlloi dhe Ermal Beqiri. 

 

Në fund fare, këta që kanë bërë pazare me Gysin, Gysi ua ka futur të gjithëve dhe do iu dhembë shumë. Filmimet tani do kthehen në provë. Se çfarë i ka lënë SPAK tani, mos e mendo Gysin tani që ia doli për kaq vite dhe i harroi aty. 

 

Gysi i ka lënë kastile këto materiale. Tani që i erdhi radha, tani po i merr të gjithë me vete. Se nuk është e rastësishme lënia e DVR-së, ka lënë atë që duhej. Mos e kujto aq budalla sa e harroi. Ai tani do i marrë të gjithë me vete. 

 

Ai mendon se dikush do e ndihmojë në SPAK apo diku tjetër që të shpëtojë nga akuzat. Nëse Karçanaj ka një dënim minimal 12 vjet, Agasit i fillon minimumi nga 25 vjet, ka 8 akuza. Vetëm heqja e paligjshme e lirisë shkon 8 vjet. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy