AKU bllokon mbi 104 kg produkte të pasigurta për konsum, gjobit shtatë subjekte në Korçë

AKU bllokon mbi 104 kg produkte të pasigurta për konsum, gjobit shtatë subjekte në Korçë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, (AKU) ka bllokuar produkte ushqimore të pasigurta për konsum dhe ka gjobitur 7 subjekte për shkeljet e konstatuara.

Në një njoftim për shtyp AKU bën të ditur se, trupa inspektuese e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, ka vijuar me kontrollet dhe monitorimet në qarkun e Korçës, në njësi të tregtimit të produkteve të mishit, mishit të pulës dhe të vezëve, ku janë konstatuar tregtim i ushqimit të pasigurt në mungesë gjurmueshmërie, etiketimi dhe ushtrim aktiviteti i papajisur me licencën përkatëse.

AKU informon se, nga kontrollet e ushtruara në subjektet me iniciale “A.M”, “A.L”, “E.M”, “K.I”, “A”, “A.I” dhe “G.B” ka rezultuar hedhja në treg e produktit mish pule, në mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë, manualit të vetëkontrollit, etiketimit, tregtim i ushqimit të pasigurt për konsum, produkte ushqimore me afat të kaluar përdorimi, si dhe ushtrim të aktivitetit i papajisur me licencë përkatëse.

“Për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese e AKU-së vendosi 15 masa administrative gjobë në vlerën 3,950,000 lekë, si dhe u krye bllokimi i sasisë prej rreth 104.39 kg produkte të ndryshme ushqimore dhe 7791 kokrra vezë të pasigurta për konsum.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy