Ilaçet e Onkologjikut kalonin në farmaci private/ Lala: Shiteshin nga 250-1500€ flakoni

Ilaçet e Onkologjikut kalonin në farmaci private/ Lala: Shiteshin nga 250-1500€ flakoni

Një tjetër skandal që lidhet me spitalin Onkologjik ka të bëj edhe me marrjen e ilaçeve të cilat trajtohen për kimioterapi të pacientëve dhe kalonin në farmaci private.

 

Drupal Ad

 

 

 

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, tha se mjekët nxirrnin ilaçet nga Onkologjiku, i kalonin në Farmaci me të cilat kishin lidhje dhe këto ilaçe shiteshin nga 250 euro deri në 1500 euro secili flakon.

Degëzimi i dytë ka të bëj më barërat të cilat janë të autorizuara për tu përdorur vetëm nga Spitali Onkologjik.

Pra, secili pacient që i nënshtrohet ndërhyrjes dhe ka nevojë për kimioterapisë dhe kanë nevojë për to. Çfarë ndodh, mjekët nxirrnin ilaçet nga Onkologjike, i kalonin në farmaci më të cilat kishin lidhje direkt dhe shiteshin nga 250€ në 1500€ secili flakon.

Ka pasur një dëshmi interesante, në nëntor të vitit 2023, një zonjë i është drejtuar Departamentit Antikorrupsion në Ministrinë e Drejtësisë dhe ka deklaruar se çfarë ndodhte brenda Onkologjikut dhe ajo pretendonte se ishte nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale dhe mjekët i jepnin doza të pjesshme për kimioterapi dhe duke qenë se po vepronin kështu ajo po dëmtohej rëndë ne shëndet dhe mjekët më pas kishin filluar, sipas saj, ta diskriminonin, se ti ej në grahmat e fundit dhe na duhen për të jetë.

Por në fakt ky denoncim shumë i fortë nuk i ka vënë në lëvizje institucionet dhe barërat futeshin në mënyrë të kontrabanduara dhe shiteshin në farmaci të caktuara.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy