Një aksident ka ndodhur pak pas mesditës, në aksin Peqin-Elbasan, pikërisht në fshatin Papër, ku një person mbeti i lënduar rëndë.
Në aksident është përfshirë një makinë tip “Ford”, drejtuesi i të cilës humbi kontrollin dhe u përplas fillimisht me një bordurë në rrugë dhe më pas makina ka bërë disa rrotullime duke përfunduar në cep të saj.
Policia është në vendin e ngjarjes.



