
Një grua është gjetur e pajetë mesditën e sotme në Shkodër.
Nga të dhënat e para, raportohet se gruaja ka plagë të shumta në trup, të shkaktuara nga një mjet prerës.
Viktima e cila është gjetur pa shenja jete në Shkodër është identifikuar si Rudina Emini, nënë e tre fëmijëve.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe pritet të zbardhë të vërtetën.
Ndërkohë, nuk dihet ende nëse kemi të bëjmë me vrasje apo vetëvrasje.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Rusit.



