
Një person i moshuar është gjetur i pajetë mesditën e kësaj të shtune në ujërat e lumit Buna në Shkodër.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30, ku në bregun e lumit Buna është gjetur trupi i pajetë i shtetasit P. Gj., 77 vjeç, banues në fshatin Dajç.
Sipas informacioneve nga policia dyshohet se i moshuari ka rrëshqitur aksidentalisht në ujërat e lumit, kur po hidhte mbeturina dhe është mbytur.
Grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje.
Text Pjesa 2



