Më 3 prill 1919 mbërriti në Shqipëri Kryqi i Kuq amerikan

Më 3 prill 1919 mbërriti në Shqipëri Kryqi i Kuq amerikan

Më 3 prill 1919 mbërriti në Shqipërinë e drobitur nga varfëria, skamja dhe udhëkryqja e fatit, një nga misionet humanitare më prestigjioze që njihte koha, Kryqi i Kuq amerikan.

Kryqi i Kuq amerikan mbërrin në Shqipëri për të shpërndarë ndihma humanitare, për të ofruar asistencë mjekësore, ilaçe dhe për të kontribuar në përmirësimin e jetës sociale, kryesisht asaj higjeno-sanitare.

Gjendja në të cilën ata gjetën Shqipërinë e pasluftës ishte e rëndë, jo vetëm raportet dhe statistikat zyrtare që dëshmojnë këtë, por edhe fotografitë që ndoqën në udhë kronologjike këtë mision është një tregues i trishtë i mjerimit të thellë ku gëlonte vendi.

Kryqi i Kuq amerikan që shoqërohej nga staf i kualifikuar dhe vullnetarë të apasionuar, i vendosi zyrat kryesore në Tiranë dhe ngriti qendra të tjera në Durrës, Shkodër dhe Elbasan.

Këto qendra u pajisën me mjekë, infermiere, dentistë dhe personel tjetër ndihmës. Shumica e furnizimeve me ushqime, barna dhe veshje u sollën me anije në Durrës, ndërsa spitale e klinika u ngritën në çdo qendër.

Në bashkëpunim me autoritetet shqiptare, Kryqi i Kuq Amerikan hapi edhe shkolla fillore të pajisura me libra, fletore dhe mjete të tjera mësimi, si dhe mori në punë, me pagesë, arsimtarë shqiptarë.

Shquan për një kontribut të vlertë në ndihmën e kryerjes së punës së këtij misioni edhe shumë burra dhe gra, jo vetëm si përkthyes por edhe si njohës dhe urëlidhës me mentalitetin, kodet zakonore dhe normat fetare të njerëzve që merrni shërbim dhe përfitonin ndihmë nga ky mision.

Veprimtaria e Kryqit të Kuq Amerikan vijoi në fakt përgjatë gjithë viteve ’20-të të shekullit të shkuar thuajse në mbarë territorin e Shqipërisë e sidomos u shtri më shumë në rajonin e Tiranës, Elbasanit, Beratit, Korçës, Vlorës dhe Shkodrës.

Kryqi i Kuq Shqiptar u themelua më 1921, me mbështetjen dhe inkurajimin e Kryqit të Kuq Amerikan.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy