Aksidentoi për vdekje të moshuarin dhe e hodhi në kanal/ Policia gjen dhe arreston autorin

Aksidentoi për vdekje të moshuarin dhe e hodhi në kanal/ Policia gjen dhe arreston autorin

Policia e Shtetit ka njoftuar se ka zbardhur ngjarjen e ndodhur 10 ditë më parë, ku një aksident rrugor i mori jetën një 83-vjeçari, të cilin e kishin përplasur dhe më pas hedhur në një kanal për të fshehur ngjarjen.

Shtetasi A.H., 48 vjeç, banues në Muriqan të Elbasanit, është mbajtur përgjegjës për ngjarjen.

Ai mendohet se me mjetin e tij, tip “Audi”, ka përplasur fillimisht të moshuarin në rrugë, duke e lënë atë të vdekur në vend. Më pas, për të fshehur veprën, e ka hedhur atë në kanal.

Policia ka arritur të gjejë edhe mjetin me të cilin është aksidentuar shtetasi, në të cilin vihet re dëmtimi në pjesën e përparme të tij.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat ndërsa automjeti është sekuestruar.

Grupi hetimor sakaq, vijon hetimin për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy