Goditet me levë në kokë një efektiv policie, përfundon në spital në gjendje të rëndë

Goditet me levë në kokë një efektiv policie, përfundon në spital në gjendje të rëndë

Një efektiv policie është dhunuar ditën e sotme në qytetin e Gjirokastrës duke u goditur me levë në kokë. Ngjarja ka ndodhur në Urën e Lumit, nga ku efektivi Sokrat Muho është qëlluar nga dy persona.

Pas plagosjes ai është transportuar për në urgjencën e spitalit në Gjirokastër në gjendje të rëndë shëndetësore. Efektivi i policisë punon në pikën Kufitare të Kakavijës.

Rreth orës 12:45, në vendin e quajtur "Ura e Lumit", Gjirokastër, persona të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta shtetasin S. M., punonjës policie i DVKM Gjirokastër, jashtë orarit të punës, i cili është transportuar në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për të marrë ndihmën mjekësore.    Është identifikuar dhe shpallur në kërkim njëri nga autorët e dyshuar, shtetasi G. Zh.  

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit, me qëllim kapjen e shtetasit G. Zh., identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy