Lirohet nga burgu Vjola Sterjo, drejtoresha e Mjedisit në Bashkinë Tiranë

Lirohet nga burgu Vjola Sterjo, drejtoresha e Mjedisit në Bashkinë Tiranë

Ndryshon masa e sigurisë për Vjola Sterjon, drejtoreshën e Mjedisit në Bashkinë e Tiranës, e cila u arrestua për mashtrim, në 27 dhjetor të vitit 2022.

Nëpërmjet avokatit të saj, Sterjo ka kërkuar zëvendësim të masës së sigurimit nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”. Kërkesa është pranuar nga Gjykata e shkallës së parë të Korçës, e cila në datën 8 mars ka vendosur zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest me burg” , me masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Seanca është mbajtur pa prezencën e Sterjos, ndërsa mësohet se gjykata ka zbutur masën e sigurisë ndaj saj, me arsyetimin e nevojës për kujdestarinë e dy fëmijëve të saj të mitur, 7 dhe 10 vjeç.

Vjola Sterjo u arrestua në dhjetor për veprën penale të “mashtrim me pasoja të rënda”, pas denoncimit dhe hetimit disa mujor të prokurorisë, e cila dokumentoi se Sterjo kishte mashtruar disa biznesmenë në Korçë dhe Pogradec, duke iu marrë shuma të mëdha parash që fillonin nga 50 mijë euro deri në 160 mijë euro, duke iu premtuar që do t’iu siguronte subvencione nga AZHBR. Sterjo ka mbajtur pozicione të larta drejtuese në administratën publike, si tek e-Albania dhe AKSHI.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy