Detaje të reja nga vdekja e 78-vjeçarit në fshatin Bulgarec/ Policia: Ngjarje kriminale, jo vdekje natyrale

Detaje të reja nga vdekja e 78-vjeçarit në fshatin Bulgarec/ Policia: Ngjarje kriminale, jo vdekje natyrale

Policia ka konfirmuar se ngjarja e ndodhur sot në fshatin Bulgarec të Korçës, nuk është një vdekje për shkaqe natyrore, por një ngjarje kriminale.

 

Sipas të dhënave paraprake, 78-vjeçari Gëzim Vitia është goditur në kokë me mjete të forta, çka i ka shkaktuar vdekjen.

 

Në komisariat janë shoqëruar familjarë dhe të afërm të viktimës, të cilëve u janë marrë deklarime për konflikte të mundshme.

 

Për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin e autorit apo autorëve dhe sqarimin e motiveve, policia dhe prokuroria po përdorin metoda speciale hetimi.

 

Hetimet janë përqendruar në dy pista kryesore: atë të një vjedhjeje me pasojë vdekjen, edhe pse në banesën e viktimës nuk janë konstatuar mungesa parash apo sendesh me vlerë, si dhe atë të një vrasjeje për motive të tjera.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy