FNSH zbarkon në Mat, asgjësohen mbi 10 mijë rrënjë kanabis

FNSH zbarkon në Mat, asgjësohen mbi 10 mijë rrënjë kanabis

Asgjësohen 10.600 bimë të kultivuara të dyshuara narkotike, shpallet në kërkim autori i dyshuar i kultivimit të bimëve narkotike.

Policia njoftoi se në Njësinë Administrative Lis, Bashkia Mat, në territorin e fshatit Myz, forcat policore të Komisariatit të Policisë Mat të mbështetura nga FNSh, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative dhe të administruara edhe nga Prokuroria e Rrethit Mat, në një parcelë të hapur rishtas u gjetën të kultivuara 10.600 bimë të dyshuara cannabis sativa.

Bimët narkotike u asgjësuan në vend me anë të djegies. Nga ana e Policisë po kryhen veprimet proceduriale nën drejtimin e Prokurorit të Rrethit Mat, i cili është prezent në vendngjarje së bashku me Drejtorin e Policisë Vendore.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet si autor i kultivimit të bimëve narkotike shtetasi Fatmir Shehu, 45 vjeç, i cili është shpallur në kërkim nga ana jonë dhe vijon puna për kapjen e tij dhe zbardhjen e plotë të kësaj vepre penale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy