Në Bosnjë ndalohet me ligj mohimi i gjenocidit në Srebrenicë

Në Bosnjë ndalohet me ligj mohimi i gjenocidit në Srebrenicë

Bosnjë e Hercegovina nga dita e sotme e ndalon me ligj mohimin e gjenocidit në Srebrenicë, dhe për rrjedhojë shkelësit e këtij ligji, mund të dënohen me burgim.

Javën e kaluar, përfaqësuesi i lartë ndërkombëtar në Bosnje, Valentin Inzko, shpalli të premten vendimin me të cilin ndalon mohimin e gjenocidit, duke iu kundërvënë përpjekjeve të serbëve të Bosnjës për të mohuar masakrën e vitit 1995 në Srebrenicë, gjenocidi i vetëm në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore.

Vendimi nxiti reagime të ashpra nga Republika Sërpska, entiteti me shumicë serbe në Bosnje.

Anëtari i presidencës trepalëshe të Bosnjës, Milorad Dodik, paralajmëroi se Bosnja mund të shpërbëhet dhe nisi një peticion për mospranimin e ndryshimeve në Kodin Penal.

Përfaqësuesit e serbëve thanë se nuk do të marrin pjesë më në institucionet shtetërore të Bosnje-Hercegovinës.

Ndryshimet në Kodin Penal të vendosura nga zoti Inzko parashohin dënime me heqje lirie deri në pesë vjet për mohuesit e gjenocidit dhe për çdo madhërim të kriminelëve të luftës, përfshirë emërtimin e rrugëve ose institucioneve publike me emrat e tyre.

Si organi më i lartë ndërkombëtar që mbikëqyrë zbatimin e marrëveshjes së paqes që i dha fund luftës së Bosnjës të viteve 1992-1995, OHR-ja ka autoritetin të imponojë vendime ose të shkarkojë zyrtarë që dëmtojnë ekuilibrin etnik të pasluftës dhe përpjekjet për pajtimin midis boshnjakëve myslimanë, serbëve dhe kroatëve të Bosnjës.

Gjenocidi në Srebrenicë u krye pasi serbët e Bosnjës morën kontrollin mbi enklavën lindore në korrik të vitit 1995, ndonëse ishte shpallur zonë e mbrojtur nga Kombet e Bashkuara.

Ata vranë më shumë se 8 mijë boshnjakë musliman, kryesisht burra dhe djem të moshës 12 deri 77 vjet dhe hodhën trupat e tyre në varre masive të cilat më vonë u hapën dhe trupat u rivarrosën në pjesë të ndryshme për të mbuluar krimin. Edhe më tej vazhdon procesi i zhvarrimit dhe identifikimit të viktimave.

Serbët e Bosnjës dhe Serbia e kanë quajtur masakrën një krim, por kanë refuzuar ta njohin atë si gjenocid.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy