
Arrestohet ish-kryetari i Komunës Shalë të Shkodrës, 48 vjeçari Dedë Tonaj. Ai ishte i dënuar me 2 vjet e 8 muaj burg, nën akuzën e abuzimit me pronat. Tonaj, banues në fshatin Vuksanaj, ishte i shpallur në kërkim prej kohësh nga policia.
“Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim D. T. 48 vjeç, banues në fshatin Vuksanaj, Shkodër, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër me vendim nr.1094, datë 19.12.2017, e ka dënuar me 2 vite e 8 muaj burg, për veprën penale “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, si dhe i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhe kohe prej 5 vitesh në bazë të nenit 35/1 të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Policia ka arrestuar edhe një 36 vjeçar në Shkodër, me inicialet Z.M.



