Aksident me vdekje në Tropojë/ Humb jetën pasagjeri, në gjendje të rëndë shoferi

Aksident me vdekje në Tropojë/ Humb jetën pasagjeri, në gjendje të rëndë shoferi

Aksident me pasojë një person të vdekur dhe një tjetër të plagosur rëndë është regjistruar në Tropojë paraditen e kësaj të diele.

Ngjarja e rëndë ndodhi në aksin rrugor Bajram Curri-Valbonë, ku drejtuesi i mjetit, 20 vjeç, humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me bordurën anësore të rrugës.

Për pasojë ka humbur jetën pasagjeri E. Gj., 20 vjeç, banues në Bajram-Curri, ndërsa drejtuesi i automjetit shtetasi A. S.,  është dërguar në spitalin e Traumës, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të  aksidentit, ndërsa dyshohet se shkak mund të jetë bërë shpejtësia e lartë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy