Goditi me grusht Berishën/ Shtyhet seanca për Gerti Shehin, shkak mungesa e ish-kryeministrit

Goditi me grusht Berishën/ Shtyhet seanca për Gerti Shehin, shkak mungesa e ish-kryeministrit

Është shtyrë për në datën 20 korrik seanca në Gjykatën e Tiranës për Gerti Shehun, i cili goditi me grusht ish kryeministrin Sali Berisha në 6 dhjetor të vitit të kaluar, ditën kur në Tiranë po mbahej Samiti i BE. Shkak për shtyrje u bë mungesa në seancë e viktimës së veprës penale apo të dëmtuarit Sali Berisha. Gjykata i ka dërguar sërish shkresë Berishës për tu paraqitur. Mbetet për tu parë nëse ai do të paraqitet apo jo. Prokuroria ka kërkuar shtrim të detyrueshëm në spitalin psikiatrik të Shehut por në seancë duhet të dëgjohet edhe pretendimi i viktimës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy