Është rikthyer furnizimi me energji elektrike për qindra banorë në zonën e Lezhës dhe Kurbinit, pas vendosjes së transformatori të ri në nënstacionin elektrik të Fushë-Kuqes.
Siç bën të ditur korrespodenti i MCN nga Lezha, operacioni teknik u krye nga Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST), i cili punoi deri në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele.
Transformatori i ri u vendos për të zëvendësuar pajisjen e dëmtuar, që kishte shkaktuar ndërprerje të energjisë në disa zona përreth.
Falë angazhimit të ekipeve teknike të OST-së, situata është normalizuar dhe furnizimi është rikthyer në mënyrë të qëndrueshme.
Qindra banorë në Njësitë Administrative Fushë-Kuqe në Kurbin dhe Shënkoll në Lezhë kanë mbetur pa energji elektrike që prej mëngjesit të së shtunës.
Shkak për ndërprerjen ishte bërë djegia e një transformatori në të Fushë-Kuqes, çka ka sjellë ndërprerje të furnizimit me energji në një zonë të gjerë.



