Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Duo”.
Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit babë e bir, B. K., 49 vjeç, me precedent penal për armëmbajtje pa leje, dhe K. K., 21 vjeç, djali i tij, banues në fshatin Mifol.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre, në fshatin Mifol, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatike me fishek në fole gati për qitje, 1 krehër me municion, rreth 200 gëzhoja dhe 1 armë të ftohtë (thikë).
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.



